Chelsea vendos përfundimisht për të ardhmen e Armando Brojës

November 26, 2022
1 minut lexim

Chelsea ka refuzuar të lërë sulmuesin shqiptar Armando Broja që të largohet në merkaton e janarit. Kështu të paktën janë zërat që vijnë nga Anglia.

Milani prej disa kohësh ka shfaqur interes për bomberin kuqezi dhe kërkon që të investojë për të, si një lojtar i ri dhe me potencial për të mbuluar sulmin, duke menduar që Broja mund të bëjë shumë mirë në Serinë A.

Por blutë kanë një mendim ndryshe për Armandon, i cili është një produkt i akademisë së tyre dhe pasi u huazua dy herë, të parën drejt Viteshës në Holandë ku luajti për një sezon dhe herën e dytë me Sauthemptonin në Premier Ligë, ku bëri një kampionat me paraqitje mjaft të mira, klubi mendon se tani momenti është që Broja të qëndrojë në Londër dhe të tentojë shanset e tij në sulmin e Chelsea..

Sipas asaj që raporton “London Evening Standard”, Milani kërkon të mbajë një linjë të hapur me Chelsean për të komunikuar për dy lojtarë, Armando Brojën dhe Hakim Zijek, teksa dëshiron që të afrojë njërin prej tyre në merkaton e janarit.

Por siç shprehet media angleze, Çelsi nuk është i hapur për të pranuar oferta për Armando Brojën dhe e shikon si lojtarin e së ardhmes, për këtë pak kohë më përpara i rinovoi edhe kontratën deri në vitin 2028.

Shqiptari vlerësohet rreth 40 milionë euro, por duhet kujtuar që në verë blutë refuzuan një ofertë të Uest Hemit, i cili e kërkoi me ngulm 21-vjeçarin.

Pas huazimeve, tashme Broja po stërvitet në një ambient kampionësh dhe padyshim që nuk është aq e lehtë për të luajtur rregullisht, duke ditur edhe organikën e lojtarëve që ka Chelsea.

Sulmuesi i Kombëtares është përfshirë këtë sezon në 18 ndeshje, por totali i minutave është vetëm 465 dhe në të gjitha këto Broja ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asist, duke përfshirë kampionatin, Kupën dhe Ligën e Kampioneve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

6 mënyra si të rrisni vetëvlerësimin tuaj

Story i radhës

Moti javën e parë të muajit dhjetor, meteorologia zbulon kur rikthehen reshjet e dendura

Të fundit nga

ShkoLartë