Chelsea vendos kushtet e rikthimit të tij në Milano

June 9, 2022
1 minut lexim

Takimi i planifikuar mes Tomas Tuhelit dhe pronarit të ri të Çelsit, Tod Behli, ia ka plotësuar përgjysmë dëshirën Romelu Lukakut. Klubi nuk e ka refuzuar largimin e tij, por nuk ka pranuar që të ndodhë në huazim të thjeshtë.

Çelsi nuk ka ndër mend që vetëm një vit pas investimit prej 113 milionë eurosh ta lërë të largohet belgun, jo vetëm për shkak të anës ekonomike, por edhe për të ruajtur imazhin e klubit, duke shmangur një precedent që në të ardhmen mund t’i sjellë probleme. Kështu, një nga alternativat ngelet huazimi prej 25 milionë eurosh me detyrim blerjeje për një shifër të lartë, diçka që është e papranueshme në gjendjen financiare aktuale të zikaltërve.

Rruga e vetme që londinezët kanë lënë të hapur momentalisht për të dërguar në Milano 29-vjeçarin kalon nga kushte që nuk janë aq të lehta për t’u kapërdirë nga italianët.

Nëse këta të fundit duan të nisin tratativat për Lukakun, duhet të përgatiten, pasi Çelsi kërkon një tjetër lojtar në këmbim dhe bëhet fjalë për një nga liderët e skuadrës.

Lautaro, Bastoni dhe Shkriniar janë shënjestrat e Tuhelit, i cili do të ishte i kënaqur me mbërritjen e cilitdo prej tyre. Të rinj, por me përvojë në nivele të larta, të tre do t’i shkonin për shtat formacionit të Tuhelit dhe Interi tashmë është paralajmëruar. Nëse do të rikthejë Lukakun, në pamundësi të parave, duhet të sakrifikojë një prej xhevahirëve të tij.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gençovska do të parashtroj dorëheqje: Petkov bisedon me diplomatët e BE-së se si të anashkalohet vetoja ndaj RMV-së

Story i radhës

Ballkani i hapur synon zhbërjen e Kosovës

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë