Chelsea raportohet se po planifikon të bëjë një lëvizje për Marcus Rashfordin.
Sulmuesi anglez ishte i lidhur me një largim nga “Old Trafford” në afatin kalimtar të verës, pasi sezoni i kaluar për të ishte shumë i dobët.
Megjithatë, pas ardhjes së Erik ten Hag, gjërat ndryshuan dhe Rashford mbeti në skuadrën e tij të fëmijërisë – teksa këtë sezon e ka nisur në formë të mirë.
Por, e ardhmja e lojtarit te “Djajtë e Kuq” është ende e pasigurt. Ai ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023, teksa në marrëveshje ekziston edhe opsioni i zgjatjes edhe për një tjetër vit.
Kësisoj, “La Repubblica” ka raportuar se Chelsea po monitoron situatën e Rashfordit, me synimin që potencialisht të bëjë lëvizje në afatin kalimtar të janarit.
Prioritet i 24-vjeçari mendohet se mund të jetë zgjatja e kontratës me Manchester Unitedin, por nuk përjashtohet mundësia që ai të joshet nga një ofertë “Bluve”.
Më herët është raportuar se edhe Atletico Madridi ka shprehur interesim për Rashfordin.