Nga Anglia konfirmojnë se e ardhmja e sulmuesit britanik Tammy Abraham do të jetë sërish te Chelsea.
25-vjeçari luan prej dy sezonesh e Romën fillimisht si i huazuar dhe më pas verdhëkuqtë blenë kartonin e lojtarit.
Gjithsesi, sipas “Daily Mail”, Tammy Abraham do të rikthehet te klubi i origjinës, pasi Chelsea do të aktivizojë një klauzolë për riblerjen e tij.
Kjo do të thotë se londinezët do të shpenzojë 80 milionë euro për ta riblerë sulmuesin.
Duket se pavarësisht blerjeve të shumta që ka kryer Chelsea këtë sezon, klubi do t’i japë një mundësi tjetër Abraham. Kështu, sulmuesi britanik, në qershor, mund të rikthehet në Premier League.