Chelsea provon transferimin e Zahas në ditët e fundit të afatit kalimtar

1 minut lexim

Chelsea thuhet se po shqyrton mundësinë nëse do të bëjë një lëvizje në ditët e fundit të afatit kalimtar për të nënshkruar me Ëilfried Zaha të Crystal Palace.

Pas largimeve të Romelu Lukakut dhe Timo Werner, “Blutë” po kërkojnë të forcohen në fazën e sulmit para mbylljes së afatit kalimtar.

Ata besohet se janë në bisedime për të nënshkruar me Pierre-Emerick Aubameyang nga Barcelona, ndërsa janë lidhur edhe me një lëvizje potënciale për sulmuesin e Evertonit, Anthony Gordon.

Megjithatë, sipas “Daily Mail”, Chelsea është gjithashtu i interesuar për të nënshkruar me Zaha dhe kjo mundësi është duke u shqyrtuar seriozisht mes drejtuesve dhe trajnerit Thomas Tuchel.

Zaha ka më pak se një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me Palace dhe besohet se po shqyrton situatën e tij edhe pse klubi aktual ka shprehur gatishmëri për ta zgjatur këtë kontratë.

Zaha ka shënuar tre gola në tre paraqitjet e tij për Crystal Palace këtë sezon, duke përfshirë një dygolësh kundër Aston Villas më 20 gusht.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Suedia me ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Story i radhës

​Për shkak të tensioneve me Rusinë, Britania do të përdorë edhe aeroportet civile

Të fundit nga

Tërmet në Strumicë

  Një tërmet është ndjerë rreth orës 21:45 të mbrëmjes së sotme në afërsi të Strumicës,