Chelsea proteston ndaj tifozëve të United

October 23, 2022
1 minut lexim

Chelsea dhe Manchester United ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1.

Minutat e fundit ishin të mbushura me emocione. Jorginho ktheu në gol penalltinë e fituar nga Armando Broja dhe kaloi vendasit në avantazh (87’), por ekipi i Ten Hag reagoi dhe evitoi humbjen falë golit me kokë të Casemiros (90+4’).

Në “Stamford Bridge” nuk munguan koret homofobike, me klubin londinez që ka dënuar veprimin e tifozëve nëpërmjet një komunikate zyrtare, aty ku theksohet: “Chelsea e konsideron krejtësisht të papranueshme çdo formë të sjelljes diskriminuese dhe dënon gjuhën e përdorur.

Ne jemi krenarë që mbështesim fushatën për përfshirjen e komunitetit LGBT në sport.

Këtë vit ne po edukojmë, festojmë, komunikojmë dhe motivojmë aleancën dhe aksionin për lojtarët, punonjësit, tifozët dhe shoqërinë tonë”, lexohet në postimin e Chelsea.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Regjim i posaçëm në Shkup

Story i radhës

Planet e Vesës për fëmijën e dytë, janë vetëm një grip larg!

Të fundit nga

ShkoLartë