Chelsea është shumë afër që ta bëjë zyrtare transferimin e Andrey Santos.
Siç raportohet nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Chelsea pritet që ta finalizojë marrëveshjen për Andrey Santos me Vasco de Gaman pasi që kontratat janë duke u përgatitur si me klubin ashtu edhe me lojtarin.
Thuhet se tarifa e transferimit të Santos e prek shumën e 12,5 milionë eurove plus bonuset, ndërsa Chelsea nuk do të përfundojë duke paguar më shumë se 20 milionë euro në të ardhmen.