Chelsea po konsideron transferimin e yllit të Bayernit

1 minut lexim

Kampioni evropian Chelsea është duke e konsideruar që të bëjë një lëvizje për sulmuesin anësorë të Bayern Munich Serge Gnabry, raporton “Bild”.

Kontrata aktuale e Gnabryt skadon në vitin 2023, ndërsa kampioni gjerman nuk po mund ta bind yllin 26 vjeçar që të vazhdojë qëndrimin në “Allainz Arena”.

Ish-sulmuesi i Arsenalit si duket mund të rikthehet tani në Premier Ligën angleze, por në fanellën e “Bluve” të Londrës.

Chelsea është duke e monitoruar situatën aktuale të Gnabryt, dhe pritet që t’i ofrojë atij shansin e rikthimit në Premier Ligë, gjashtë vite pas largimit të Gnabryt nga Arsenali.

Në këtë sezon, Serge Gnabry ka arritur të bëjë 31 paraqitje për Bayernin në të gjitha garat, duke regjistruar 12 gola dhe nëntë asistime mbi emrin e tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Drejtori i avokatëve tregon a mund të përballet Putini me drejtësinë ndërkombëtare

Story i radhës

Shi dhe borë, parashikimi i motit për dy ditët në vijim

Të fundit nga