Po përgatitet një rikthim në Angli për Sadio Mane.
Sipas një sërë publikimesh, Chelsea është i etur për të rikthyer në ishull senegalezin, i cili është në krye të listës së tyre të transferimeve për verën e ardhshme.
Në fakt, siç rezulton, ka pasur tashmë disa diskutime mes londinezëve dhe njerëzve të Bayern Munich fundjavën e kaluar. Mane nuk është i kënaqur me situatën në Bavari, ndaj nuk do t’i thoshte jo rikthimit në Premier League.
Mane ka bërë 35 paraqitje, ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 5 asistime për bavarezët në të gjitha garat.