Chelsea e Atletico diskutojnë për Joao Felixin

1 minut lexim

Chelsea dhe Atletico Madridi janë duke diskutuar për transferimin e Joao Felixit.

Pas dështimit për ta transferuar Samu Omorodionin, “Blues” po e konsiderojnë një mundësi tjetër të bashkëpunimit me “Los Colchoneros”, shkruan gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano.

Menaxheri i përfaqësuesit portugez ka përfunduar në Londër sot dhe do të diskutojë me drejtuesit e klubit të Premierligës për Felixin.

Ky i fundit u rikthye në kryeqytetin spanjoll pasi e kaloi një vit huazimi në Barcelonë, e cila nuk e shfrytëzoi mundësinë e blerjes së kartonit të futbollistit.

João e ka pranuar rikthimin në Chelsea, ku ishte huazuar më herët.

Ai e pëlqeu Premierligën, ndërsa Chelsea ishte i kënaqur me të.

Trajneri Mauricio Pochettino thuhet se ishte ai që ishte rreshtuar kundër transferimit të Joao Felixit një vit më parë.

Felix ishte transferuar me bujë në Atletico vite më parë, për një transfer rekord,  por nuk kishte “dhez” sa pritej nga ai. 

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Turqia rikthen papritur qasjen në Instagram pas më shumë se një jave bllokimi

Story i radhës

Miley Cyrus nderohet me çmimin e rëndësishëm nga Disney

Të fundit nga