Kalidou Koulibaly mund të quhet lojtar i Chelsea. Klubi londinez ka arritur akordin me Napoli mbi bazën e 38 milionë eurove + 2 në formë bonusesh.
Qendërmbrojtësi ka kryer ditën e sotme me sukses kontrollet mjekësore dhe ka firmosur kontratën e re me “Blutë e Londrës”.
Tani pritet vetëm zyrtarizimi dhe prezantimi i kapitenit të Senegalit përpara tifozëve të rinj. 31-vjeçari do firmosë një kontratë 5-vjeçare me Chelsea.
Nga marrëveshja e arritur, Koulibaly do të përfitojë 10 milionë euro neto në sezon. Afrikani është përforcimi i dytë i Chelsea pas sulmuesit Raheem Sterling.