Chelsea befasohet nga përgjigja

1 minut lexim

Chelsea nuk ndalet në merkato.

Milionat nuk janë problem për drejtuesit e klubit londinez.

Së fundmi është piketuar një 15-vjeçar, i cili po shkëlqen në Ekuador.

Kendry Paez është 15 vjeç, luan si mesfushor ofensiv dhe është pjesë e Independiente del Valle.

17 milionë euro ka ofruar Chelsea për kartonin e adoleshentit të talentuar, por shuma është refuzuar.

Paez është pjesë e kombëtares U17 të Ekuadorit. Deri tani numëron pesë ndeshje dhe tre gola me kombëtaren.

Chelsea ka shpenzuar mbi 600 milionë euro në dy sektorët e fundit të merkatos, por investimet nuk po shpërblen me rezultate pozitive në fushën e blertë.

Skuadra e Graham Potter ka grumbulluar vetëm 31 pikë në 22 ndeshje në Premier League. Vendi i katërt që mbahet nga Newcastle (-1 ndeshje) është 9 pikë larg.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Protesta e opozitës jehonë në mediat ndërkombëtare/ “The Washington Post”: Mijëra qytetarë kërkuan dorëheqjen e kryeministrit

Story i radhës

RMV: Seanca për votimin e Qeverisë së re caktohet për ditën e hënë

Të fundit nga