ChatGPT vjen në WhatsApp

December 19, 2024
1 minut lexim

ChatGPT tashmë është i disponueshëm në WhatsApp. Duke filluar prej ditës së sotme nëse shtoni ChatGPT në listën e kontakteve mund të filloni të bisedoni me chatbotin përmes aplikacionit të Meta.

Aktualisht ChatGPT në WhatsApp është i kufizuar vetëm në pyetje dhe përgjigje me tekst që do thotë se mungojnë veçoritë Advance Voice Mode ose inputi vizual, por ende përdoruesit do të kenë qasje në modelin më të fundit o1-mini.

Për më tepër WhatsApp ChatGPT është i disponueshëm kudo ku OpenAI ofron chatbotin dhe nuk nevojitet një llogari. OpenAI po punon për të verifikuar përdoruesit ekzistues përmes WhatsApp edhe pse kompania nuk specifikoi kur do ta implementojë.

Vlen të theksohet se Meta gjithashtu ofron chatbotin e saj në WhatsApp. “Ne sapo kemi filluar ta bëjmë ChatGPT më të aksesueshëm për të gjithë,” tha Kevin Weil, shefi i produktit në OpenAI, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të kompanisë të fushatës 12 Days of OpenAI.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mandarinat me pesticide, Kosova merr masat e para

Story i radhës

Ibrahimi: Çudi si kanë heshtur €analistat e Tiranës e të Prishtinës

Të fundit nga

ShkoLartë