ChatGPT Search, motori i kërkimit fuqizuar nga AI i cili doli live këtë muaj, mund të mashtrohet për të gjeneruar përmbledhje të pasakta informacioni raportoi gazeta Britanike The Guardian.
Funksionaliteti i kërkimit online të ChatGPT ishte menduar për ta bërë shfletimin në internet më të shpejtë si përshembull duke përmbledhur vlerësime produktesh në një uebsajt.
Por The Guardian gjeti se ChatGPT injoron vlerësimet negative dhe gjeneron vetëm përmbledhje të vlerësimeve pozitive duke vendosur tekst të fshehtë në uebsajtet që krijonte.
ChatGPT Search gjithashtu mund të “detyrohet” të gjenerojë kod të dëmshëm duke përdorur këtë metodë. Sulmet me tekst të fshehur njihen për rrezikun e madh të modeleve AI por ngjarja e fundit është demonstruar në një produkt AI kërkimi.
Google, lider në kërkimin online, ka më shumë eksperiencë në përballimin e situatave dhe problemeve të ngjashme tha The Guardian. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al