ChatGPT: Një bot komunikimi me inteligjencë artificiale për të cilin po flasin të gjithë

December 11, 2022
min lexim

Një chatbot i ri numëroi mbi 1 milionë përdorues vetëm një javë pasi lançua për publikun. ChatGPT debutoi ditën e Mërkure nga OpenAI, një firmë kërkimore e inteligjencës artificiale ku në mesin e themeluesve është edhe Elon Musk.

Por kompania paralajmëroi se disa prej përgjigjeve mund të kenë probleme por edhe të shfaqë sjellje të njëanshme.

OpenAI thotë se dëshiron të grumbullojë sa më shumë përshtypje nga përdoruesit në mënyrë që të vijojë punën për përmirësimin e sistemit.

ChatGPT është produkti më i fundit i një serie sistemesh të inteligjencës artificiale që i referohet si GPT, një ankronim i cili do përkthehet në “Generative  Pre-Trained Transformer.”

Për të zhvilluar sistemin, një version i hershëm u rafinuar përmes komunikimeve me trajnerë njerëzorë.

Sistemi gjithashtu ka mësuar nga aksesi që ka pasur në të dhënat e Twitter sipas një cicërime të Elon Musk i cili nuk është më pjesë e bordit të OpenAI. Bosi i Twitter shkruante se kishte ndërprerë aksesin “për momentin.”

Rezultatet e ChatGPT kanë impresionuar shumë njerëz të cilët e kanë provuar. Shefi ekzekutiv i OpenAI Sam Altman zbuloi interesimin e lartë për ChatGPT.

Projekti thotë se formati i komunikimit bën që inteligjenca artificiale tu përgjigjet pyetjeve, të pranojë gabimet, të sfidojë premisat e pasakta dhe refuzojë kërkesat e papërshtatshme.

Një gazetar i Mashable i cili përdori ChatGPT raportoi se është e vështirë të provokohet modeli që të thotë gjëra fyese.

Por OpenAI paralajmëroi se ChatGPT nganjëherë shkruan përgjigje që nuk bëjnë sens. Trajnimi i modelit për të qenë më i kujdesshëm, mund të çojë në refuzim të pyetjeve të cilave mund tu përgjigjet me saktësi.

I pyetur nga një gazetar i BBC-së nëse mendonte se inteligjenca artificiale përbënte kërcënim për vendet e punës së njerëzve, ChatGPT tha jo dhe se sistemet e inteligjencës artificiale mund të ndihmojnë njerëzit duke ofruar sugjerime dhe ide por produkti final mund të krijohet nga njeriu.

Inteligjenca artificiale e kërcënimi ndaj vendeve të punës

Firma të tjera të cilat kanë hapur inteligjencën artificiale për përdorim të përgjithshëm, arritën në përfundim se mund të nxitej të thoshte fjalë fyese apo të reagonte me nënçmim.

Shumë ishin trajnuar përballë databazave të mëdha dhe mësuan jo vetëm më të mirën por edhe më të keqen e shprehive njerëzore.

BlenderBot3 i Meta kritikonte Mark Zuckerberg. Në 2016-ën Microsoft kërkoi falje për një bot eksperimental me inteligjencë artificiale quajtur Tay dhe që thoshte fjalë fyese në platformë.

Disa të tjerë kanë gjetur se nganjëherë krijimi i një boti kompjuterik i aftë të bisedojë mund të sjellë rezultate të papritura.

Aftësia e ChatGPT për tu përgjigjur pyetjeve bëri që disa përdorues të mendonin se mund të zëvendësojë Google.

Të tjerë pyetën nëse punët e gazetarisë ishin në rrezik. Disa ftuan ChatGPT të spekulojë lidhur me të ardhmen e inteligjencës artificiale në media.

ChatGPT mëson nga ndërveprimet njerëzore dhe shefi ekzekutiv i OpenAI Sam Altman në Twitter shkroi se ata që punojnë në këtë fushë kanë shumë për të mësuar.

Inteligjenca artificiale ka rrugë përpara për të bërë dhe ende ide të mëdha të pazbuluara.

“Ndonjëherë do të jetë e rrëmujshme. Ndonjëherë do të marrim vendime vërtet të këqija, ndonjëherë do të kemi momente përparimi dhe vlerash transcendente,” shkroi ai. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lulzim Imeri ka një mesazh para finales së Superkupës: Për t’i respektuar këta Luana të Kosovës…

Story i radhës

Azerbajxhani i dërgon notë diplomatike Rusisë për ‘shfrytëzimin e paligjshëm’ të burimeve në Karabak

Të fundit nga

ShkoLartë