chatboti claude integrohet me google workspace 67ff99bd09db9

Chatboti Claude integrohet me Google Workspace

April 16, 2025
1 minut lexim

Anthropic njoftoi integrimin e Claude AI me Google Workspace. Ky integrim lejon asistentin AI të aksesojë çdo informacion në Gmail, Google Documents dhe Google Calendar.

Konsumatorët e nivelit Enterprise do të kenë qasje në një opsion katalogimi për dokumente duke ofruar shpejtësi dhe saktësi të lartë në gjetjen e informacionit.

Përditësimi e bën Claude më të dobishëm në përdorimin e chatbotit për planifikimin ose qasjen në informacion brenda ekosistemit të Google. Integrimi i Google Workspace është i disponueshëm në beta për të gjithë konsumatorët me pagesë të Anthropic.

Së fundi kompania shtoi një funksionalitetin Research. Pyetjet në këtë modalitet kanë përgjigje të gjata dhe këndvështrime të ndryshme. Përgjigjet e Claude në Research përmbajnë edhe citime për verifikimin e fakteve.

Anthropic thotë se kjo veçori mund të kombinohet me integrimin e Google për analizimin e informacionit të ruajtur në shumë vende të ndryshme, si p.sh. shënime për punë të ndërlikuara ose projekte shkollore.

Research është i disponueshëm në SHBA, Japoni dhe Brazil në fazë beta për përdoruesit në planet Max, Team dhe Enterprise. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

zkm njofton per vendimet qe u moren ne mbledhjen e sotme 67ff96f1a5683
Story i mëparshëm

ZKM njofton për vendimet që u morën në mbledhjen e sotme

nuk e llogarit realin 67ff9aad80053
Story i radhës

Nuk e llogarit Realin

Të fundit nga

ShkoLartë