charli xcx rremben vemendjen me paraqitjen e saj pas promovimit te albumit te ri 6a50f9fda1881

Charli XCX rrëmben vëmendjen me paraqitjen e saj pas promovimit të albumit të ri

July 10, 2026
1 minut lexim

Charli XCX tërhoqi vëmendjen teksa u largua nga festa dëgjimore e albumit të saj në Teatrin Metrograph në New York, të enjten.

Këngëtarja 33-vjeçare ndodhet në qytet për të promovuar albumin e saj të shtatë në studio, shumë të pritur, “Music, Fashion, Film”.

Pas përfundimit të aktivitetit, Charli u shfaq me një pamje mbresëlënëse, e veshur me një bluzë të tejdukshme prej dantelle të zezë, e cila linte të dukej reçipeta e saj e zezë, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.

Image

Charli XCX

Ajo e kombinoi veshjen me një xhaketë lëkure dhe pantallona kadifeje, të plotësuara me një rrip me zinxhir ngjyrë ari.

Charli i shtoi elegancë paraqitjes me këpucë të zeza me majë dhe taka të larta, ndërsa dukej në humor të shkëlqyer teksa u drejtua për në lagjen East Village.

Image

Charli XCX

Paraqitja e saj në “Big Apple” vjen vetëm pak ditë pasi vendosi të mos marrë pjesë në dasmën e shumëpërfolur të Taylor Swift dhe Travis Kelce.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

serbia ndalon dy agjente te dyshuar ruse per planifikimin e nje sabotimi ne gjermani 6a50f93081b7f
Lajmi i mëparshëm

Serbia ndalon dy agjentë të dyshuar rusë për planifikimin e një sabotimi në Gjermani

maqedonia e veriut pjese e operacionit global kunder mashtrimeve online firstlight 2026 godet rrjetet e mashtrimit dhe pastrimit te parave 6a50fca0859cb
Lajmi i radhës

Maqedonia e Veriut pjesë e operacionit global kundër mashtrimeve online! “Firstlight 2026” godet rrjetet e mashtrimit dhe pastrimit të parave

Të fundit nga

ShkoLartë