Shqiptari nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi të Zvicrës, është caktuar për ndeshjen e Champions League, mes Plzen nga Republika e Çekisë dhe Interit.
Ndeshja luhet me 13 shtator, në orën 18.45, në kuadër të xhiros së dytë të Grupit C.
Gjyqtar kryesor është zvicerani Sandro Scharer, asistent i parë Bekim Zogaj, asistent i dytë Jonas Erni.
Interi dhe Plzen, synojnë fitoren e parë.
Javën që e lamë pas, Zogaj ka referuar në Glasgou, në takimin mes Celtic dhe Real Madridit, e cila u fitua mga madrilenët me rezultat 3:0.