champions league reali fiton mes tensionit psg ja e ben drame 699566433fb29

Champions League/ Reali fiton mes tensionit, PSG-ja e bën “dramë”

February 18, 2026
1 minut lexim

Real Madrid ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në fazën e 1/16-ve në Ligën e Kampioneve, pas fitores minimale 0-1 në transfertë ndaj Benficas, në ndeshjen e parë të fazës “play-off”.

Sfida u vendos nga një gol i Vinicius Junior në fillimin e pjesës së dytë, rezultat që i jep spanjollëve një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”. Takimi u ndal për disa minuta nga thirrjet raciste në drejtim të autorit të golit, që detyruan arbitrin të ndërpriste lojën.

Në sfidat e tjera të mbrëmjes, PSG-ja arriti një fitore dramatike 2-3 në fushën e Monacos, ndërsa Borussia Dortmund siguroi një triumf të rëndësishëm në shtëpi përballë Atalantës me rezultatin 2-0.

Ndeshjet e kthimit pas një jave do të përcaktojnë skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

tensione mes vajzave projekti i netflix per spice girls nuk realizohet 69955fb7f25c2
Lajmi i mëparshëm

Tensione mes vajzave? Projekti i Netflix për Spice Girls nuk realizohet

vatikani refuzon ftesen e trump per bordin e paqes mbeshtet okb ne per zgjidhjen e krizave globale 6995674052a33
Lajmi i radhës

Vatikani refuzon ftesën e Trump për ‘Bordin e Paqes’, mbështet OKB-në për zgjidhjen e krizave globale

Të fundit nga

ShkoLartë