Çfarë u bisedua në Këshillin e Sigurisë? Tregon Bujar Osmani

Në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski të dielën në mesditë u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë ku u shqyrtua propozimi i modifikuar i presidencës franceze me BE-në për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, transmeton Flaka

Pas mbledhjes, në publik u prononcuar ministri i diplomacisë, Bujar Osmani.

“Në kuadër të konsultimeve të gjera për propozimin francez, i njëjti sot në tavolinën e Këshillit të Sigurisë, të udhëhequr nga Presidenti Stevo Pendarovski. Integrimet evropiane nuk janë më vetëm çështje ekonomike dhe politike por edhe çështje esenciale e sigurisë, për vendin, rajonin, por edhe për Evropën. Është e domosdoshme nevoja e të gjithë vepruesve shtetëror dhe shoqëror, që të jenë të përfshirë në këtë proces. Si përfaqësues shtetëror të zgjedhur nga populli, mbajmë përgjegjësi që të kujdesemi për interesat strategjike shtetërore, e anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet i lartë i politikës sonë të jashtme”, shkruan Osmani.

Krahas krerëve të tjerë shtetëror, në mbledhje krahas anëtarëve të Këshillit të Sigurisë mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Scholz: Ukrainës mund t’i garantojmë siguri, por jo si vend anëtar i NATO-s

Story i radhës

Mickoski: Nëse Kovaçevski nuk e pranon propozimin francez, unë do të heq dorë nga kërkesa për zgjedhje

Të fundit nga