Johnny Depp e donte Kate Moss sepse kishte gjoks të vogël? Po Brad Pitt vallë pse ra në dashuri me Angelina Jolie-n, e cila gjithnjë i ka ekspozuar gjoksin e saj të mrekullueshëm nëpër filma? Këto pyetje i bënë studiuesit e psikologjisë që të thellohen në një kërkim për arsyet e mundshme se pse burrat e zgjuar donin gratë me madhësi të vogël gjiri…Dhe nuk është fjala vetëm tek përmasat!
Sipas studimeve të Viren Swami dhe Martin Tovée, burrat inteligjentë dashurohen me gra me gjinj të vegjël, sepse ata shohin më pak nevojë materiale tek to. Për më tepër, studimi zbret edhe në formulat e klasave, ku duket se gjoksi i madh tërheq klasa sociale shumë më pak të mira, duke zbuluar një interes për më shumë shkëlqim.
Kthimi tek natyralja është një lloj qasjeje që i bën gjinjtë e vegjël të grave një burim spontaniteti në të gjithë marrëdhënien dhe burrat do të vlerësonin prakticitetin e grave që nuk kanë nevojë për reçipeta të mëdha.
Gjithashtu, në studim thuhet se burrat i duan gjinjtë e vegjël të grave sepse ato janë 24% më të ndjeshme se gjinjtë e mëdhenj (hulumtim nga Universiteti i Vjenës) dhe për këtë arsye edhe në nivelin e dëshirës seksuale, partnerët zgjidhin çdo të metë ose dyshim shumë më herët.
Për fat të mirë për të gjithë ata që kanë ende dyshime(shihni Johnny Depp, i cili pas Kate, donte sërish gjinjtë e vegjël të Vanessa Paradis) këtë vit moda ka kënaqur kryesisht gratë me gjinj të vegjël, duke zbuluar veshjet që nuk përffshijnë mbajtjen e reçipetave. Dhe nuk mbaron këtu: çështja e vogël për inteligjencën e gjinisë mashkullore gjithashtu do të shmangte çështjet e higjienës në shtrat: të fjeturit lakuriq do të bënte shumë mirë, të fjeturit pa reçipeta do të bënte edhe më mirë për entuziasmin e burrave, të cilëve nuk do u duhet që më parë të zbërthejnë reçipetat e partneres.
A i bën vërtet burrat më të zgjuar kjo gjë apo thjesht më dembelë?