Çfarë thonë Yakin, Xhemaili, Esposito e Huggel për Xherdan Shaqirin?

November 23, 2022
1 minut lexim

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, luan me letra të hapura në konferencën për shtyp dhe ka zbuluar: “Shaqiri do të luajë nga fillimi”. 

Nëse Shaqiri është në formë, ai është i padiskutueshëm. “Ai ka këto momente të shkëlqyeshme në lojë, edhe nëse nuk e shihni gjithmonë atë”, thotë Yakin.

Eksperti i RSI Toni Esposito, thotë: “Shaqa ka përvojë për lojëra të tilla. Nëse nuk mund ta bën pas një ore, thjesht ndërroni atë”.

Ish futbollisti i mirënjohur, Blerim Xhemaili, thotë: “Unë supozoj se do të kemi shumë më tepër posedim të topit dhe do të jemi shpesh në gjysmën kundërshtare të fushës. Shaqa duhet të krijojë momente vendimtare…”.

Eksperti i SRF Huggel shton: “Shaqa gjithmonë ka dhënë rezultat në lojëra të rëndësishme. Ai është më i fortë kur fillon sesa kur del nga pankina”.

Zvicër – Kameruni do të luhet nesër (11.00) në kuadër të Grupit G të Kampionatit Botëror.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Burri i frustruar: Gruaja më refuzon në shtrat, ajo nuk po dëshiron…!

Story i radhës

Gjashtë të vdekur dhe dëme të shumta pas sulmeve me raketa në Kiev

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë