“Askush as nuk ka pyetur, as nuk ka ardhur. Asgjë…vetëm po e pastrojmë. Ja edhe bodrumi tjetër është mbushur me ujë. Edhe tek fqinji ka ujë”, tha një banor për TV21.
“Ja shikoni i gjithë bodrumi, rreth 1,5 metër ujë ka brenda, edhe oborri edhe gjithçka. Gjithçka që kishte në bodrum u shkatërrua, ja shikoni frigoriferin, me fat që veturat ishin jashtë”, tha një banorë tjetër.
“Prej ujit është prishur? Po. E ka thirrur karrotecin shoku se nuk ndizet nga uji. Në këtë pjesë? Po. Sa është dëmi? Nuk e di, duhet të shkojmë ta shohim, çfarë të bëjmë o vëlla jetojmë në Tetovë”, tha një tjetër banorë të cilit iu kishte prishur vetura nga uji.