Ka shumë mënyra për të përcaktuar fiks ç’është një lidhje jashtë raportit kryesor, po si mund ta kuptojmë kur është vërtet e tillë?
Çfarë përkufizon fiks termin tradhti?
1. Shpesh është më shumë sesa “thjesht seks”
Një takim seksual që përfundon po aty, shpesh nuk konsiderohet, por nëse partnerët krijojnë një lloj raporti edhe më të thellë se aq- jemi në fillimin e një raporti të ndaluar. Ndonëse edhe përfshirja fizike quhet tradhti në realitet ato që duhet të marrin vëmendje dhe shkaktojnë dëme më të mëdha janë raportet emocionale. Edhe nëse nuk ka përfshirje fizike, krijimi i një marrëdhënieje intime emocionale quhet lidhje jashtë lidhjes që e dëmton këtë të fundit.
2. Përgjithësisht është diçka që mbahet sekret
Një nga pjesët më të tmerrshme të një lidhje të tillë është se ato zakonisht formohen dhe mbahen në fshehtësi. Fshehtësia e bën dyfish më të dhimbshme për partnerin tjetër dhe më të vështirë për të rikrijuar besimin që duhet që një lidhje të funksionojë.
3. Kanë pasoja në shëndetin mendor
Një raport jashtë lidhjes mund të quhet “marrëdhënie e fshehtë” kur arrin të shkaktojë pasoja në shëndetin mendor tek të gjithë palët. Si tek ai që kryen tradhtinë (ndjesia e fajit, turpit) ashtu dhe tek partneri i tradhtuar (ankth, ulje vetëbesimi, rritje e stresit, trauma në marrëdhëniet e tjera).
4. Shpesh portretizojnë problemet e pathëna të lidhjes bazë
Të çarat e lidhjes kryesore, ose gjërat e lëna në hije, i hapin vend një marrëdhënieje tjetër. Eshtë një histori e tërë për t’u dëgjuar para se të dalësh në përfundime për lidhjen e re. Sigurisht një tradhti mund të jetë rezultat i papritur, por në shumicën e rasteve vjen si pasojë e ngjarjeve të shkuara.
5. Eshtë çifti që përcakton nëse tradhtia quhet një lidhje jashtë lidhjes ose jo
Secili prej nesh ka mënyrën e tij të perceptimit në lidhje me tradhtinë. Çfarë quhet raport i ndaluar për njërin nga partnerët nuk quhet për tjetrin. Prandaj, që në fillim duhet bërë një diskutim i tillë në lidhje me definimin e të dyja palëve përsa i përket termit “tradhti” apo lidhje jashtë lidhjes.Një diskutim i tillë shërben si barrierë dhe i qartëson më shumë situatat në vijim.