cfare po ngjan me ndeshjen bologna interi 624482f8cbeba

Çfarë po ngjan me ndeshjen Bologna – Interi?

March 30, 2022
1 minut lexim

Çfarë po ngjan me ndeshjen Bologna – Interi?

Tashmë nuk ka më dyshime, teksa ka ardhur edhe vendimi zyrtar i Ligës! Dueli i prapambetur i Serie A mes Bolongnas dhe Interit do të luhet të mërkurën e 27 prillit.

Kjo sfidë ishte e programuar të zhvillohej më 6 janar, por gjithçka u anulua për shkak të rasteve të shumta me Covi-19 te Bologna. Në atë kohë, autoritetet lokale nuk lejuan ekipin i Mihajloviç që të zhvillonte këtë takim.

Nga ana tjetër Interi i cili u paraqit në stadium filloi një betejë ligjore për ta fituar këtë ndeshje 3-0 në tavolinë. Zikaltërit kishin apeluar në Bordin e Garancive të Sporteve Coni pasi gjyqtari Sportiv i Lega Seria A dhe Gjykata Sportive e Apelit FIGC, në dy shkallët e para të gjykimit, vendosën që ndeshja të riluhej. Një ndeshje tepër vendimtare kjo për sa i përket fateve të sezonit për Interin e Inzagit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ku kane shkuar refugjatet nga ukraina 624482f223192
Story i mëparshëm

Ku kanë shkuar refugjatët nga Ukraina?

asnje viktime dhe 79 te infektuar me covid ne vend 624482fc8739a
Story i radhës

Asnjë viktimë dhe 79 të infektuar me Covid në vend

Të fundit nga

ShkoLartë