Çfarë po ndodh? Ukraina rrëzon dy helikopterë sulmues rusë në vetëm tre minuta

November 2, 2022
1 minut lexim

Ukraina ka rrëzuar dy helikopterë sulmues rusë në vetëm tre minuta.

Armët kundërajrore goditën Ka-52 Alligators në rajonin jugor të Khersonit dje në mbrëmje, sipas Forcave Ajrore të Ukrainës.

Helikopteri sulmues njëvendsh që kushton 12 milionë paund është mbiquajtur Peshkaqeni i Zi dhe përshkruhet si “helikopteri më vdekjeprurës” i Rusisë.

Sistemi i tij i menaxhimit të fushëbetejës e lejon të ndajë të dhëna me mjete të tjera fluturuese për të koordinuar operacionet e sulmit.

Pamjet vijnë disa javë pasi trupat ukrainase rrëzuan katër helikopterë rusë në 18 minuta. Ukraina hodhi po ashtu në erë një helikopter Mi-8 në Donetsk me anë të një rakete tokë-ajër.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bitcoin po kërkon të shkëpusë lidhjen me aksionet e teknologjisë

Story i radhës

10 fakte që tregojnë se jeni më i zgjuar se kolegët

Të fundit nga

ShkoLartë