Një seri vdekjesh të studentëve në universitetin e famshëm të Kembrixhit në Britaninë e Madhe në rrethana misterioze ka bërë që autoritete e institucionit arsimor dhe shërbimet e britanike të nisin një hetim zyrtar për të përcaktuar rrethanat e sakta të vdekjeve të të rinjve.
Sipas medieve të huaja rasti i fundit kishte të bënte me vetëvrasje.
Zëdhënësi i universitetit të Kembrixhit, Matthew Norton ka deklaruar se që prej marsit të këtij viti, 5 studentë kanë ndërruar jetë.
“Është shumë e dhimbshme për të gjithë universitetin. Pesë vdekje studentësh që nga marsi, është tragjike”, tha profesori dhe ekzekutivi i institucionit arsimor, Graham Virgo.
Sipas New York Times, ekspertët argumentojnë se vetëvrasja mund të jetë shkaku i vdekjeve misterioze të studentëve.
Në Shtetet e Bashkuara, mësuesit në të gjithë vendin kanë raportuar se që nga fillimi i pandemisë, studentët kanë pasur performancë të dobët dhe nuk kanë ndjekur mësimet si rregullisht.
Por shqetësimet për mirëqenien emocionale të studentëve i paraprijnë koronavirusit.
Një studim i publikuar në qershor, bazuar në një anketë me 350,000 studentë në gati 400 kampuse, zbuloi se shëndeti mendor i studentëve të kolegjit në Shtetet e Bashkuara ka qenë në rënie që nga viti 2013.