Çfarë po ndodh me Covid 19? Alimehmeti: Fundi i pandemisë është vendimmarrje politike

min lexim

Epidemologu, Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo ndërsa po diskutohej për pandeminë, ai tha se fundin mund ta deklarojë çdo shtet më vete.

Sipas tij në nisja e pandemisë është e përgjithshëm dhe ajo njoftohet nga OBSH, ndërsa fundi është politik, pasi jo çdo shtet mund të ndodhet në të njëjtën situatë.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Çfarë do thotë Alimehmeti

Alimehmeti: Gjithmonë deklarohet nga OBSH, ajo monitoron sëmundjet e reja, ajo e deklaron pandeminë,. Megjithatë dalja nga pandemia mund të jetë dhe në shtete të ndryshme që marrin vendime. Dalja është edhe një arsye socio-ekonomike.

Xhafo: Do e thuash apo ta them unë se çfarë the. Më saktë po të citoj më ke thënë: Fundi i pandemisë është vendim politik.

Alimehmeti: Më the që mbyllja e një pandemie është dhe një vendim politik, ndryshe nga fillimi i saj. Për saktësi po e them edhe njëherë se fillimi u deklarua nga OBSH, fundi u deklarua nga Presidenti. Në hyrje jemi të gjithë njësoj në dalje çdo shtet është ndryshe.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Nuk flini mirë? Ekspertët thonë duhet ta hiqni këtë nga dhoma e gjumit

Story i radhës

OBRM-PDUKM: Është koha për qeveri të re që do ta nxjerr vendin nga kriza

Të fundit nga