Çfarë po ndodh me çiftin? Shuplaka në Oscar kris martesën e Will Smith dhe Jada-s

April 20, 2022
1 minut lexim

Shuplaka në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar duket sikur ka krisur marrëdhënien e Will Smith me gruan e tij, Jada. Aktori goditi me shuplakë komedianin Chris Rock për një batutë që bëri për flokët e Jada-s. Revista Heat citon burime, të cilët janë shprehur se ata mezi flasin pas incidentit që bëri bujë në mbarë botën.

“Që nga skandali i Oscars, tensionet mes tyre kanë qenë të dukshme. Ka pasur probleme për vite, por ata mezi po flasin tani. Nëse ata do të ndaheshin, Will ka një pasuri prej 350 milionë dollarësh që Jada do të kishte të drejtë për gjysmën e tyre sipas ligjit të Kalifornisë.” u shpreh burimi.

Revista shkruan se “Ky mund të jetë një nga divorcet më të shëmtuara në historinë e showbizz-it dhe të zgjasë më shumë se ai i Angelina-s dhe Brad-it”.

Kujtojmë që Akademia përjashtoi Smith për 10 vjet nga Oscars. Smith kërkoi ndjesë gjithashtu duke thënë se sjellja e tij ishte e papranueshme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lavrov bisedë telefonike me homologun turk, nga çfarë varen negociatat me Ukrainën

Story i radhës

Xavi: Sociedad shembull, duam vendin e dytë!

Të fundit nga

ShkoLartë