Historia e kriptomonedhës më të madhe në botë po zhvillohet me shpejtësi ndërsa mbështetësit dhe kundërshtarët e saj po pozicionohen për të treguar kush ka të drejtë.
24 orët e fundit kanë qenë katastrofike për kriptomonedhën. Në momentet që shkruajmë vlera e bitcoin këmbehet me 20,622 dollarë. Ka rënë me 25% në pesë ditët e fundit në vlerën më të ulët të 18 muajve të fundit.
Rekordi i saj është pothuajse 70 mijë dollarë në Nëntor dhe që atëherë duket sikur ka kaluar një epokë.
Çfarë po ndodh?
Ekspertët thonë se rënia e vlerës së bitcoin është pjesë e një klime globale. Nuk janë vetëm kriptomonedhat ato që po vuajnë, por të gjithë.
Frika nga recensioni, rritja e inflacionit, rritja e interesave dhe kostove të jetesës po kanë prekur të gjithë. Tregjet e aksioneve po luhaten me S&P që ka rënë me 20%.
Si rezultat edhe investitorët e mëdhenj janë më të shtrënguar me paranë. Ndërsa shumica e investitorëve të zakonshëm kanë më pak për të investuar.
Investimi në një aset të provuar si i luhatshëm në vlerë, është edhe më pak i mundur në këto kohë. Për më tepër është i parregulluar dhe mbrojtur nga autoritetet financiare dhe rreziqet janë personale.
Pse tani?
Muajin e kaluar pamë dy kriptomonedha të pësojnë kolaps. Si rezultat njerëzit kanë vendosur të shesin asetet e tyre.
Sa më shumë që njerëzit shesin, aq më pak ka vlerë bitcoin për shkak të mënyrës sesi vlera e saj është e lidhur me nevojën për të. Kjo ka një efekt goditës sepse duke u ulur vlera aq më i lartë numri i atyre që shesin.
Ndryshe nga asetet tradicionale, bitcoin nuk ka një vlerë që mbështetet në asete reale.
Në 24 orët e fundit kemi parë dy zhvillime interesante. Bursa më e madhe në botë e kriptomonedhave Binance ndërpreu tërheqjet në bitcoin ndërsa kredi-dhënësi Celsius bëri të njëjtën gjë. Dy të parat shkaktuan panik dhe investitorët vazhduan të shesin. Imagjinoni sikur për një moment nuk mund të tërhiqni para nga llogari bankare.
Që situata të ndryshojë njerëzit që kanë bitcoin duhet ta mbajnë atë dhe të tjerët të fillojnë të blejnë. /PCWorld Albanian