cfare po ndodh kreu i sashk ut larg mediave deri te dielen 6259a13ea03b2

Çfarë po ndodh? Kreu i SAShK-ut larg mediave deri të dielën!

April 15, 2022
1 minut lexim
3 1190

Kreu i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov ka bërë të ditur se nga sot dhe deri të dielën nuk do të jetaë i qasshëm për mediat, transmeton TV21.

Nuk sqaron se pse ndodh ky distancim nga mediat, megjithatë dita e diel korrespondon edhe me afatin kur SAShK-u deri në mbrëmje duhet të japë vendim se çfarë do të ndodh me grevën në arsim.

“Të nderuar përfaqësues të mjeteve të informimit publik, iu kërkoj falje që nuk kam qenë i qasshëm gjatë ditës së sotme, por dua të ju informoj se deri të dielën, 17.04.2022, në orët e pasdite nuk do të jem i qasshëm. Ju falënderoj paraprakisht”, shkroi Nedellkovi në Facebook.

Ndërkaq, greva e rreth 25.000 të punësuarve në arsim dhe kujdestarëve në çerdhe, vazhdoi edhe sot. Qeveria nuk dha propozim konkret gjatë takimit me përfaqësuesit e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Sindikata paralajmëron se do të sjellin vendim deri të dielën në mbrëmje./

%D0%9E%D0%9D%D0%9B%D0%98%D0%9D%D0%95 %D0%B1%D0%B0%D0%BD%D0%B5%D1%80

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

shba te riperserisin qendrimet me ukrainen deri ne fund 6259a04f5cd14
Story i mëparshëm

SHBA-të ripërsërisin qëndrimet: Me Ukrainën deri në fund

masakra e terrori i dhunes gjenocidale serbe ne sllovi 6259a7c7a52a7
Story i radhës

Masakra e terrori i dhunës gjenocidale serbe në Sllovi

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë