Çfarë po ndodh? 4 anije të NATO-s zbarkojnë në Durrës

February 24, 2023
1 minut lexim

4 anije të NATO-s kanë hyrë mëngjesin e sotëm në ujerat shqiptare për të kryer misione ushtarake. 2 prej anijeve janë me ekuipazh turk, 1 me ekuipazh italian dhe tjetra me ekuipazh holandez.

Anijet për 2 muaj kanë kryer misione në ujërat e detit Mesdhe si dhe në ujërat territoriale të vendit.

Atyre ju kërkua nga autoritet shqiptare që të ndërmarrin një operacion kërkim-çminimi në zonën e Porto Romanos.

Në përbërje të kësaj flote ka anije minakërkuese të pajisura me teknologji moderne ushtarake.

Meqë në Porto Romano po punohet me intensitet të lartë për ndërtime portesh dhe thellime kanalesh hyrëse, u kërkua kontrolli i këtyre ujërave për ekzistencën e minave ujore kryesisht të Luftës së Dytë Botërore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Avokati i Popullit në Ukrainë: Si pasojë e luftës brenda një viti humbën jetën 461 fëmijë

Story i radhës

Ambasadori i BE-së bën këtë gjest në një vjetorin e luftës në Ukrainë

Të fundit nga

E pazakontë – Xhoni në xhiro me majmun

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Dubai. Kjo për të xhiruar videoklipin e tij të ri, të cilin do ta sjellë së shpejti për fansat. Por, ai
ShkoLartë