Çfarë po bënte Agim Ademi pas këtyre burrave në vitet e 90-ta, gjysma nuk janë gjallë sot

February 12, 2022
1 minut lexim

Një fotografi sa një mijë fjalë e viteve të 90-ta (viti i saktë i saj nuk dihet). 

Burra të mëdhenj në vijë të frontit sportivë kundër okupatorit serb. Emra të njohur sportivë, që gjysma prej tyre sot nuk janë në këtë botë.

I pari në të majtë Besim Hasani (ish kryetar i KOK-ut), Ismajl Kasumi, Rexhep Abdullahu (ish kryetar i FFK-së), Hamdi Govori, Agim Ademi, Blerim Vuniqi, Isuf Lumi (ish kryetar i FBK-së), me letër në dorë Muharrem Musliu, me setër të bardhë Beqir Aliu dhe krahas tij Bajram Neziri.

Në këtë botë nuk janë Isuf Lumi, Hamdi Govori, Abdullah Rexhepi, Bajram Neziri,

Nuk ishte e lehtë të merreshin vendime në atëkohë,  ndaj një regjimit kriminal siç ishte pushtuesi serb. Megjithatë këto burra ishin në ballë dhe për asnjë moment nuk iu tremb syri nga çfarë kërcënimi që vinte nga okupatori.

Nga këto fytyra sot njëri prej tyre është kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës. Është fjala për Agim Ademin, që nga viti 1992 nuk iu nda kurrë futbollit, nga koha kur ishte në krye të Kosovës së Prishtnës, dha aq sa mundi për futbollin dhe sportin dhe sakrifikoi deri në pikën e fundit, duke i bërë rezistencë të fuqishme regjimit serb së bashku me këta burra që shihen në foto.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ѓорѓиевски: Ќе се изврши темелна реконструкција на ООУ „Невена Георгиева Дуња“ во Кисела Вода

Story i radhës

Ç’të bëni në mëngjes që lëkura juaj të duket e shëndetshme dhe e bukur gjatë gjithë ditës

Të fundit nga

Elon Musk bëri thirrje për bojkot të Wikipedias

Miliarderi kontrovers, Elon Musk, edhe një herë ka vënë në shënjestër Wikipedian, për shkak të redaktorëve “me prirje të majtë”. Elon Musk njoftoi në platformën X se përdoruesit duhet të ndalojnë së
ShkoLartë