Çfarë personazhi është Dritan Rexhepi? Hoxha: Njeh 5 gjuhë të huaja & nuk i ka mësuar në shkollë

Tema e kësaj të hëne në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka të bëjë me arrestimin e shqiptarit më të kërkuar në botë, Dritan Rexhepi.

Dritan Rexhepi, kreu i organizatës kriminale të drogës e njohur si “Kompania Bello” u arrestua në Stamboll javën e shkuar. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria dhe Italia. Ai dyshohet të ketë pasur të paktën 5 identitete.

Gjatë emisionit, gazetari Artan Hoxha ka treguar se e ka takuar personalisht Dritan Rexhepin dhe u shpreh se ai njeh më shumë se 5 gjuhë të huaja, të cilat nuk i ka mësuar në shkollë.

Blendi Fevziu: Ti e ke njohur personalisht Dritan Rexhepin?

Artan Hoxha: Unë e kam takuar personalisht. E kam ndjekur nga ajo kohë dhe e kam takuar më vonë.

Blendi Fevziu: Ku e ke takuar në Shqipëri, apo?

Artan Hoxha: Kjo është një histori që do zgjasë. Do kemi çudira.

Blendi Fevziu: Se thotë aty që është regjistruar në Fakultetin Juridik.

Artan Hoxha: Dritan Rexhepi njeh shumë mirë 5 gjuhë të huaja.

Blendi Fevziu: 5 gjuhë të huaja?

Artan Hoxha: Pra është një njeri që pjesën më të madhe të jetës e ka kalur nëpër burgje dhe gjuhët e huaja nuk i ka mësuar në shkollë, i ka mësuar se i është dashur për komunikim. Historia më interesante është se nga momenti i arrestimit i Dritan Rexhepit, tani në datën 8, deri në momentin që ne po flasim, atij nuk i është lejuar avokati. Nuk e ka kontaktuar dot avokati i vet. Ai ka dalë për masë siguria ditën e shtunë, me datën 11. Është dhënë masa e sigurisë; është dhënë një afat 90-ditsh, se kaq e ka Turqia për ekstradim, që nëse do ta marrë Itali apo Shqipëria. Në fakt, edhe në Ekuador, Dritan Rexhepi vendosi që të kthehej në Shqipëri. Edhe në rastin konkret, ai ka preferuar të vijë në Shqipëri edhe pse dënimi është më i rëndë. Ai në Itali ka dy dënime. Ka një 16 vjet e 6 muaj, që është arratisur herën e parë dhe 20 vjet që është dënimi i fundit, por që gjykohet në apel. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mospërditësimi i regjistrit të pedofilëve është hap prapa

Story i radhës

Murtezaj: Qytetarët me të drejtë janë të brengosur se çfarë përmban drafti i Asociacionit

Të fundit nga