Çfarë përfiton Taravari nëse ia merr Selës partinë?

Pas humbjeve të thella në çdo cikël zgjedhor të ASH-s dhe Ziadin Selës, Taravari po përgatitet që ta merr përsipër udhëheqjen e partisë. Votuesit e revoltuar me Selën kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të tij duke favorizuar Taravarin për shkak të fitores në Gostivar me të cilën vazhdoi edhe për mandatin e dytë udhëheqjen së kësaj komune, shkruan politiko.mk

Pyetja e cila parashtrohet më së shumti është se çfarë do të përfitojë Taravari në rast se zgjidhet kryetar partie. A do të ketë mundësi që ta rikthejë besimin tek qytetarët pas humbjeve të thella të cilat i shkaktoi Sela? Qytetarët poashtu pyesin se a do të dështojë edhe Taravari si Sela për faktin se asgjë e mirë nuk i erdhi partisë edhe kur Taravari ishte sekretar gjeneral i partisë. Humbën në zgjedhjet parlamentare ndërsa në zgjedhjet lokale të vitit 2021 humbën rreth 40 mijë vota.

Story i mëparshëm

Mungesa e gjumit na shtynë që të hamë më shumë

Story i radhës

Komuna që po prin me numrin e rasteve aktive me Covid-19

Të fundit nga