Çfarë paga kanë politikanët në Maqedoninë e Veriut?

December 26, 2022
min lexim

Shkup, 26 dhjetor – Një nga brengat shqetësuese për qytetarët është rregullimi i standardit të jetesës së tyre. Por, kjo mbase duket që shpesh herë ndodhë që të jetë vetëm brengë e njëanshme sepse ata që i kanë mekanizmat në duar për të bërë të rregulluar standardin e jetës së qytetarëve nuk është se brengosen mjaftueshëm pasi gjendja vështirë është e ndryshueshme. Çështja e pagave është çështje e rëndësisë së veçantë sepse tangon në mënyrë direkte dhe përcakton e kufizon edhe mënyrën e sistemin e jetesës. Paga të ulëta çmime të larta janë dy vektorë të kundërt që shpesh ndeshen dhe prodhojnë rezultat jo të kënaqshëm duke shkaktuar dëshpërim te qytetarët. Përderisa shpesh herë është folur për rritje të pagave për qytetarëve përshkak të krizës së thellë ekonomike dhe vështirë të përballueshme, e për çudi rrall herë flitet për pagat e politikanëve, shkruan Zhurnal.

 

Çfarë paga kanë politikanët në Maqedoninë e Veriut?

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka rrogë prej 88.260 denarë ose gati 1.500 euro, ndërsa për zëvendëskryeministrat dhe ministrat rrogat qëndrojnë rreth 70.000 denarë ose gati 1.200 euro, ndërkaq pagat e deputetëve sillen diku 1.000 euro në muaj, duke shtuar edhe participimin e tyre që bëjnë në komisionet parlamentare të posaçme. Nga këto shifra flitet për paga që nuk korrespondojnë me realitetin faktik dhe me gjendjen reale të qytetarëve që paga minimale është vetëm 18.000 denarë apo rreth 300 euro, ndërkaq shporta sindikale për një familje 4 anëtarëshe është diku mbi 30.000 denarë apo rreth 500 euro. Shifra që janë vështirë të përballueshme për qytetarët.

Pastaj, kur pagave tejet të ulëta ia shtojmë edhe krizën e thellë ekonomike dhe çmimet në piedestal jeta dhe standardi i jetës veçse rëndohet edhe më shumë. Por, qytetarët sërish janë ato kontribuuesit kryesor të “shportës qeveritare” me çka mbushet buxheti i shteti dhe kur ndahet ky buxhet për udhëheqësit e shtetit ka të ardhura të favorshme për të pasur një jetë më të dinjitetshme.

A është profesioni politikanit më fitimprurës?

Nëse shikohet pasuria e politikanëve, pronat e tyre, shtëpitë, makinat luksoze, parat e kursyera, profesioni më fitimprurës vlerësohet të jetë politika. Shumica e politikanëve pa kurrfarë pengese garojnë me pasuri edhe me biznese të ndryshme, dhe lirshëm mund të futen në listën e kategorisë së njerëzve të pasur.

Edhe pse pagat e zyrtarëve të lartë shtetëror në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit sillen nga 10 mijë deri në 15 mijë euro në vit, por nga ana tjetër pasuria e patundshme e deklaruar paraqitet prej qindra mija eurosh apo edhe pasuri milionëshe. Dhe, këtu pikërisht lind dyshimi se kemi të bëjmë me një diskrepancë në mes pagës që marrin dhe në pasurinë e deklaruar.

Shumë e turpshme është që në një vend të varfër siç është Maqedonia e Veriut, kategoria më e pasur të jenë politikanët ose bartësit e institucioneve publike. Përderisa dihet se në çfarë gjendje jetojnë qytetarët, kur dihet paga mesatare, cila është shuma për pensione, pagat në sektorin privat, e gjithkund tjetër janë në shkallën e fundit të dëshpërimit që do të “shpërthejnë” me ikje nga vendi.

Por, një situatë e tillë ndodhë edhe përshkak të mos funksionimit të ligjeve për sa i përket verifikimit të pasurisë së politikanëve dhe bartësve të institucioneve publike, se si ka mundësi me një pagë deputeti apo ministri të sigurojë pasuri aq të madhe. Mbase, ne flasim vetëm për pasuritë e deklaruara në emër të tyrin e ku mbetet pjesa tjetër e pasurisë që ekziston në emër të familjarëve të tjerë, e që është pasuri e padeklaruar.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Operacioni në banesën e Ervis Martinajt, gazetarja: Policia u vu në lëvizje pas një telefonate nga një burg i sigurisë së lartë

Story i radhës

NQP: Transport publik falas për shkak të ndotjes së ajrit

Të fundit nga

Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin tregtar në mes të Ankarasë dhe Moskës.
ShkoLartë