Çfarë ndodhi me “non-gratën” dhe vizitën në SHBA? Përgjigjet Berisha

May 7, 2025
1 minut lexim

Ndër disa çështje që ka diskutuar gjatë intervistës në Euronews Albania, kreu i PD-së, Sali Berisha foli dhe për drejtuesin e fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita.

I pyetur nëse ky i fundit do të marrë pjesë në mbylljen e fushatës së Partisë Demokratike, Berisha e konfirmon se ai do të jetë pjesë.

“Ai do vijë në mbyllje, dhe do sjellë fitoren. Ai ka besim të madh rikthimin e Sali Berishës. Pse e zgjodhi Berishën ai mes qindra të tjerëve? LaCivita do vijë për të festuar rikthimin e Sali Berishës.

Më tej, kreu i PD-së ka folur mbi ‘non gratën’ e tij, ndaj së cilës përmend shpalljen ‘non grata’ të Antony Blinken.

“Gjë më të madhe se shpalljen ‘non grata’ të Antony Blinken, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, nuk mund të prisnim. Ai sot nuk hyn dot në asnjë ndërtesë federative të vendit të tij. Ai përfundoi njeriu më i padenjë në historinë shtetërore të SHBA-ve. A nuk është kjo një ngushëllim për Sali Berishën?

Edhe Rama nga ana tjetër kudo që shkon, shkon me strajcën e McGonigalit. Ai nuk i mbyll dot çështjet me të.

Shqiptarët e dinë se ky është i vetmi kryeministër i faktuar nga Gjykata amerikane se ka dhënë 225  mijë euro shefit të kundërzbulimit të FBI-së për të luftuar opozitën. Ka korruptuar dhe është korruptor”, përfundon Berisha.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Gres Hoti me foto të nxehta, sapo ”trazoi” rrjetin

Story i radhës

Lushaku-Sadriu reagon ashpër ndaj Pecit: Braktisi LDK-në për interesa personale

Të fundit nga

Horoskopi i datës 29 maj 2025

Dashi Yjet do ju ndihmojnë të hidhni hapa para në fusha të ndryshme sot. Do keni më shumë gjallëri dhe do jeni plot optimizëm. Për ju që keni një lidhje do jetë
sqmken
ShkoLartë