Çfarë ndodh me ne pas 7 javësh izolim

December 10, 2022
1 minut lexim

Vetë-izolimi në shtëpi për më shumë se 7 javë, ka ndikuar ndjeshëm në shëndetin mendor të njerëzve, por jo vetëm. Karantina mund të ndikojë edhe në gjendjen tonë fizike në shumë mënyra, duke nisur që nga dhumbjet e qafës e deri tek niveli i shtuar i stresit që ndikon tek zemra.

Paqartësia e situatës dhe ky ndryshim çon në efekte negative tek shëndeti i njerëzve, nëse nuk menaxhohet me kujdes. Njerëzit janë më të ekspozuar ndaj strest, ankthit, depresionit dhe frikës, ndjesi që çojnë në shqetësime fizike si: tensioni i lartë, dhimbje koke, apo sëmundje të tjera të zemrës.

Stresi i krijuar nga karantina mund të ndikojë tek cikli i gjumit, duke e çrregulluar atë. Shtoji kësaj edhe mungesën e zgjatur të aktivitetit fizik, gjë që shkakton do dobësimin e muskujve dhe probleme të tjera me qëndrimin. 

Orët e zgjatura para celularit apo lap top-it shkaktojnë dhimbje shpine apo shpine që bëhen shkak për dëmtime edhe më serioze siç është hernia diskale. Çfarë mjekët rekomandojnë janë pushimet dhe ecejaket e shkurtra pas qëndrimit të gjatë ulur.

Medimi është një nga mundësitë më të mira që njerëzit kanë në këto momente për të qetësuar veten dhe mendimet. Duke medituar, trupi shlodhet, gjumi bëhet më i mirë dhe stresi reduktohet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Takimi i nivelit të lartë SHBA-Afrikë

Story i radhës

Anglia dhe Franca kërkojnë gjysmëfinalen

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë