Çfarë ndodh kur implanti i silikoni në gji dëmtohet apo plasaritet

October 21, 2022
1 minut lexim

Femrat të cilat kanë bërë zbukurime dhe rritje të gjinjve me operacion kirurgjikal, duhet patjetër të dinë me çfarë komplikimesh mund të përballen.

Komplikimet më të shpeshta dhe efektet e padëshirueshme pas operacionit të rritjes së gjinjve me implante silikoni janë kontrakturat kapsulare, infeksionet eventuale, ekstruzioni i implantit dhe këputja e implanteve.

Këto komplikime shpesh çojnë në operacion të sërishëm me të cilin më së shpeshti heqin implantin e silikonit dhe kapsulat dhe bëhet zëvendësimi i implanteve të silikonit me implante të reja.

Të gjitha komplikimet janë jashtëzakonisht të rralla.

Kontraktura kapsulare është ngurtësimi i zonës së gjinjve rreth implantit. Ky ngurtësim i tendos indet, gjë që deformon gjirin dhe mund të shkaktojë dhembje të fortë.

Kontrakturat e rënda kapsulare mund të kërkojnë edhe një operacion dhe heqje të implanteve, kapsulës si edhe zëvendësimi i implanteve.

Ruptura (këputja) është shqyerja apo vrima në mbështjellësin e jashtëm të implantit. Kur pëlcet implanti i mbushur me xhel silikoni, xheli mund të mbetet në kapsulë apo në indin e vragës e cila formohet rreth implantit (ruptura intrakapsulare). Në disa raste, xheli i silikonit po ashtu mund të dalë nga kapsula rreth implantit dhe të migrojë.

Ruptura e implantit mund të vërehet si zvogëlim i gjirit, gunga në gji, deformim i formës së gjirit, dhembje lokale apo butësi, djegie, ënjtje, kalbje, inflamacion apo ndryshim i ndjeshmërisë. Mirëpo, shumica e rupturave janë pa simptoma. Janë të njohura si “ruptura të qeta”.

Disa shkaqe të mundshme të një këputjeje përfshijnë:

▪ kontraktura kapsulare,
▪ dëmtimi i shtresës së implantit, i shkaktuar nga instrumentet kirurgjikale,
▪ dëmtime gjatë procedurave invazive rreth zonës së gjirit, si biopsi dhe drenazhe,
plakja normale e implantit,
▪ dëmtim fizik për shkak të traumës ose presionit të fortë

Rekomandohet heqja e implanteve të gjirit nëse ato janë çarë. Të gjitha këto komplikime janë jashtëzakonisht të rralla dhe ndodhin në rreth 1% të rasteve, nga të cilat ruptura është më e rralla.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Viti 2022 për Italinë më i nxehti që nga viti 1800

Story i radhës

Elsa Lila nga burgu në prezantuese të Festivalit të Këngës në RTSH?

Të fundit nga

ShkoLartë