Për javën që vjen, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqendrueshme atmosferike, thanë për Panorama sinoptikanët e Meteoalb.
Por të enjten dhe të premten, pritet që për shkak të rritjes së temperaturave, të përjetojmë një ‘mini pranverë’ në muajin shkurt.
Sipas sinoptikanes Drinalda Shaholli, e diela dhe e hëna sjellin fuqizim të vranësirave dhe për pasojë dhe në zonat malore do ketë reshje të pakta dëbore.
Kjo situatë e paqëndruesme atmosferike mbetet dhe për ditën e martë dhe të mërkurë, ndërsa nga dita e enjte e në vijim do ketë stabilizim të motit.