Çfarë ka përmbysur në diskursin publik Harris në raport me Trump, tregon ekspert i politikës së jashtme

min lexim

Adrian Shtuni, ekspert i politikës së jashtme dhe sigurisë ka thënë se e përfolura për kandidate për presidente të ShBA-së nga radhët e Partisë Demokratike, Kamala Harris, ka arritur të përmbys narrativen e çështjes së moshës së kandidatëve në diskursin publik.

Ai ka thënë se mosha e vjetër e Biden ka qenë ajo që republikanët i vinin në theks presidentit aktual Biden.

Impakti kryesor që ka ndryshuar narrativën menjëherë në diskursin politik, Harris është e re 59-vjeçare kurse ish- presidenti Trump është një 78- vjeçar. Republikanët ishin ata që ia vinin moshën në dukje të Biden, tani skenari është përmbysur. Demokratët po i japin mbështetje Kamala Harris”, ka thënë Shtuni.

Sipas rezultateve të sondazhit të fundit, Shtuni ka thënë se Trump vazhdon të kryesojë para Harris.

Sa i përket dorëheqjes së kandidaturës nga Biden ai ka thënë se ka qenë e pritshme dhe rezultatet e sondazheve kanë qenë kryesorja.

“Sondazhet që tregonin që ai po humb teren në mënyrë të vazhdueshme dhe ishte elementi tjetër donatorët kishin filluar t’i ndalonin donacionet. Tërheqja e Biden ishte e paralajmëruar”, ka thënë ai.

Story i mëparshëm

“Iku në pushime me shoqen, por gruaja ime më rrëfeu se ҫfarë bëri gjatë natës me një..”

Story i radhës

VIDEO/ Digjen disa shtëpi në Novosellë, nuk ka viktima në njerëz

Të fundit nga