Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit? Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin e rëndësishëm

1 minut lexim

Në 24 orët e fundit janë kryer 637 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 36 qytetarë, në këto Bashki:

22 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Sarandë, Elbasan, nga 1 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Divjakë, Delvinë, Gjirokastër, Dimal.

Janë 197 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,279 që nga fillimi i epidemisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Endrit Uruçi kampion i Kosovës

Story i radhës

Spasovski: Forcojmë sistemet kombëtare për menaxhim të kufijve dhe migracionit

Të fundit nga