Çfarë ka menduar Luizi pas rikthimit të Efit dhe Kiarës dhe cilët janë 4 finalistët sipas tij?

Rikthimi i 4 banorëve brenda shtëpisë së Big Brother Vip, ka krijuar një dinamikë diskutimesh dhe debatesh.

Gjë që pritej, në rrethanat ku një njeri i izoluar, del, merr informacion, dhe izolohet sërish, midis atyre që nuk kanë patur asnjë marrëdhënie me ‘botën jashtë’.

Fundja ky format, pikërisht për këtë arsye ka si rregull kryesor, ndalimin e informacionit nga jashtë, për të shmnagur humbjen e fokusit të lojtarëve.

Megjithatë duket se Luizi e menaxhoi mjaft mirë dhe së fundmi ai ka ndarë më qartë ndjesitë e tij pas rikthimit të Efit dhe Kiarës.

“Mua më është rikthyer Kiara, pjesa më e rëndësishme e jetës time dhe një gëzim i papërshkrueshëm dhe u ndjeva sikur jam duke rifilluar dhe një herë me Kiarën, kemi bashku krevatat, kemi bërë përparime…

Edhe rikthimi i Efit, më erdhi mirë, sepse iku në një mënyrë që as nuk patëm kohë të flisnim dhe so ndjehem mirë se është vajzë e mirë..

Si lojtar, si erdhën të dyja erdhën të vendosura me informacione nga jashtë, kanë akumuluar një përmbledhje dhe e sjellin në një kohë që unë nuk ia kam iden ca bëhet jashtë. Kur erdhën u shtanga nga reagimet dhe debatet me njëra-tjetrën, por duke mos ditur se ca ndodh jasht nuk kisha çfarë bëja dhe ju thash ndërpriteni këtu sepse luftën nuk e keni me njëra-tjetrën, por me banorët e tjerë…”

Kush janë katër finalistët sipas Luizit?

“Me sa kanë dhënë e duke marrë parasysh çfarë do publiku, ata do të jenë Luizi, Nita, Kristi dhe Dea.  Të tre që përmenda për këtë arsye i dua jashtë, tani i shoh edhe si lojtar e si publik. Nita përfaqëson Kosovën, pati fat, por fati pjesë e lojës është. Por, edhe ka mbajtur qëndrim, e meriton.

Dea, vajza që ishte inekzistente, por pastaj përdori mënyrat e veta… Por, vajzë qytetare, simpatike, familje artistësh, shumë e ndjeshme, i shkojnë lotët direkt dhe kjo godet te publiku.

Kristi i veçantë, nuk marrim vesh si hyri e si vazhdon… Ky djalë i veçantë në modelin po a për mirë e për keq…

Luizi luajti fort. Pra, katër personazhe me mënyra të ndryshme loje dhe secili ka rrugën e vet e nuk do të kenë pas komentet e publikut për rrugëtimin deri në finale.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Ke ndezur flakën e fitores në të gjithë qarkun”, Meta vlerëson kandidaturën e Boçit

Story i radhës

Limaj: Beteja e Koshares, kulmoi me thyerjen e kufirit

Të fundit nga