Çfarë janë zonat e ndalim-fluturimit dhe pse shërbëjnë? Çfarë rrezikon Perëndimi në Ukrainë

March 3, 2022
min lexim

Ndërsa ushtria e Vladimir Putin po përparon në Kiev dhe raketat ruse po godasin qytetet e Ukrainës, Amerikës dhe aleatëve të saj u është kërkuar të ndërhyjnë. Më 28 shkurt, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përsëriti kërkesën e tij të mëparshme për Perëndimin që të bllokonte hapësirën ajrore të vendit.

Disa prej tyre ranë dakord.

“A duhet të ulemi dhe të shikojmë ndërsa një fuqi botërore pushton, shkatërron dhe nënshtron një komb sovran?” tha Philip Breedlove, një ish-gjeneral amerikan i cili komandonte forcat e NATO-s deri në vitin 2016, në një intervistë.

Ideja e vendosjes së një zone ndalim-fluturimi është bërë e njohur pas Luftës së Parë Botërore, ku Gjermanisë iu imponua një masë e tillë sipas traktatit të Versajës. Por zonat e ndalim-fluturimit datojnë që në vitet 1990 pasi Sadam Hussein, diktatori i i Irakut, sulmoi kurdët në veri të vendit të tij dhe shiitët në jug.

Amerika, Britania dhe Franca shpallën zona të ndalim-fluturimit, pjesën veriore të Irakut dhe një pjesë të jugut. Vendime të ngjashme u zbatuan nga NATO mbi Bosnje dhe Hercegovinën midis 1993 dhe 1995 dhe në Libi në 2011, në një luftë që rrëzoi Muammar Gaddafin, udhëheqësin e vendit.

Zonat e ndalim-fluturimit parandalojnë një vend që të përdorë avionë luftarakë për të sulmuar objektivat ushtarakë ose civilët në terren. Por ky përfitim humanitar ka një kosto. Nuk mjafton thjesht një miratim. Për të kryer patrullime të tilla, hapësira ajrore duhet të jetë e sigurt në mënyrë që  avionët e saj të mos rrëzohen.

Dhe kjo kërkon identifikimin, bllokimin ose shkatërrimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore në tokë.

Të zhvillosh luftë kundër Irakut dhe Libisë është diçka tjetër. Të bësh këtë kundër Rusisë nënkupton diçka tjetër.

“Kjo nënkupton në thelb se ushtria amerikane do të rrëzonte avionët rusë,” paralajmëroi Shtëpia e Bardhë më 28 shkurt.

“Kjo është padyshim pëshkallëzim i situatës dhe potencialisht do të çonte në një konflikt ushtarak me Rusinë”.

“Një zonë ndalim-fluturimi “do të përfshinte avionët luftarakë britanikë që do të rrëzonin avionët luftarakë rusë“, tha Ben Wallace, sekretari i mbrojtjes së Britanisë, më 2 mars.

Ai tha se diçka e tillë do të nxiste një konflikt me NATO-n në dhe do të  çonte në “një luftë kundër Rusisë, në të gjithë Europën”. Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka thënë se aleanca “nuk ka plane të dërgojë trupa Ukrainë, as nga toka dhe as nga ajri.”

Zonat e ndalim- fluturimit kanë gjithashtu kufizimet e tyre. Kur kjo masë u miratua në Bosnjë kishte për qëllim të ndalonte fluturimet me helikopterë. Dhe ndërsa zonat e ndalim-fluturimit mund të parandalojnë një pushtues që të përdorë avionë, ato nuk bëjnë asgjë për t’i ndaluar ata të përdorin forca të tjera – si autokolona rusë, e cila ndodhet 15 milje larg nga Kievi.

Në vitet 1990, në pamundësi për të bombarduar shiitët nga ajri, Saddam i sulmoi ata nga toka ndërsa “pilotët amerikanë kontrollonin zonën e ndalim-fluturimit“, tha Micah Zenko, një analist.

Si rezultat, çdo zonë ndalim-fluturimi që Amerika ka vendosur është miratuar për të mbështetur objektivat ushtarake dhe politike. Personat që përkrahin mbylljen e hapësirës ajrore minimizojnë këto rreziqe.

Ata argumentojnë se Putin nuk dëshiron të nisë një luftë me NATO-n. Disa sugjerojnë se Amerika mund të krijojë një zonë të pjesshme ndalim-fluturimi mbi Ukrainën perëndimore, larg fokusit të luftës së Rusisë.

Një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainën perëndimore mund ta ndihmojë Zelenskin të krijojë një qeveri në Lviv, një qytet perëndimor, nëse Kievi dorëzohet. Ndoshta pikërisht për këtë arsye, Pentagoni mendon se Rusia nuk ka treguar interes për mekanizmat e konfliktit me Ukrainën.

Rusia dëshiron një hapësirë ajrore të “lirë”dhe Perëndimi nuk ka gjasa ta ndalojë atë./The Economist

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ASH: Dekretimi i Fërçkovskit në OKB, skandal diplomatik

Story i radhës

Driton Halimi shpallet sportist i dalluar i qytetit të Tetovës

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë