Çfarë janë celularët BQ për të cilët foli Berisha dhe sa kushtojnë

Në një intervistë televizive mbrëmjen e djeshme, Sali Berisha foli për celularin “BQ” që sipas tij përdoret nga zyrtarë të lartë në vend.

Sipas Berishën zyrtarët këtë telefon e përdorin për të folur me njëri-tjetrin apo dhe me organizata kriminale.

Më poshtë keni rastin e një celulari ‘BQ Aquarius’ që kushton 5 mijë dollarë dhe ka vetëm 15 gb hapësirë.

Berisha shtoi se këto telefona janë pa kartë dhe nuk përgjohen e se jashtë shtetit, janë përdorur për të urdhëruar vrasje.

“Për fatin tonë, shqiptarët duhet ta dinë. Egziston një breshëri e tillë deklaratash, por ekziston një dosje e madhe, e telefonit BQ e cila i ka bërë radiografinë më të tmerrshme këtij regjimi. Ata që kanë përdorur këtë telefon, është special, ata i kanë bërë vetes radiografinë.

Këtu është një nga shkaqet themelore se pse Shqipëria mbetet këtu ku është, pse Serbia mbetet aty ku është. Me gjithë aparencat. BQ-ja është një telefon pa kartë, të cilin e kanë përdorur dhe qeveritarët tanë. Me këtë kanë folur me kë kanë dashur vetë.

Kanë folur me organizatat kriminale, ka të tjerë, jo këtu, që kanë porositur vrasje. Kanë porositur vrasje. Kjo zien. Ky është tsunami i nëndheshëm. Unë pa të dhëna konkrete, nuk do e kisha nxjerrë kështu. Ka lidhje vertikale në të gjitha nivelet me krimin. Këto paskan qenë të përhapur. Ky paska qenë kurthi i artë. Unë sot e mora vesh që ka ekzistuar,”– tha Berisha ndër të tjera.

Image

Celulari  BQ

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kapen 36 tonë mish i skaduar, flet pronari

Story i radhës

Papa dhe Patriarku ortodoks rus diskutojnë për luftën në Ukrainë

Të fundit nga