Çfarë i tha Rudiger arbitrit?

April 27, 2025
1 minut lexim

Mbrojtësi i Real Madridit Antonio Rudiger mund të përballet me një gjobë të madhe pasi humbi durimin dhe hodhi një copë akulli gjyqtarit Ricardo de Burgos Bengoetxea në finalen e Kupës së Mbretit.

Ngjarja ka ndodhur në fund të kohës shtesë në Seville dhe e gjithë skena është regjistruar nga ekipi i arbitrave.

De Burgos i tregoi kartonët e kuq si Rudiger, Lucas Vázquez dhe Jude Bellingham. Rudiger protestoi ashpër dhe anëtarët e stafit stërvitor duhej ta frenonin.

Në rrjetet sociale u shfaqën video që analizonin atë që Rudiger i tha gjyqtarit dhe sipas leximit nga buzët, ai i dërgoi atij disa ofendime të rënda në gjermanisht. Arbitri deklaroi në raportin zyrtar se Rudiger u përjashtua për gjuajtje të gjësendeve nga zona teknike dhe sjellje agresive.

De Burgos ishte nën presion edhe para finales. Ai në një konferencë për shtyp tregoi se fëmija i tij erdhi nga shkolla duke qarë pasi bashkëmoshatarët i thanë se babai i tij ishte hajdut.

“Dua t’i mësoj djalit tim se babai i tij është i ndershëm, se mund të bëjë gabime, por që nuk gënjen. Ajo që ne gjyqtarët përjetojmë dëmton jo vetëm futbollin profesional, por edhe atë amator”, tha De Burgos.

Tashmë pritet vendimi i Federatës së Futbollit të Spanjës për një pezullim të mundshëm të Rudiger dhe duke marrë parasysh ashpërsinë e incidentit, dënimi mund të jetë i rëndë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Guvernatori Ismaili merr pjesë në takimet për Perspektivën Ekonomike të Evropës

Story i radhës

​Telefoni më i mirë i lansuar më 2025, pajisja për të cilën të gjithë flasin

Të fundit nga

Këto lagje të Prishtinës sot mbesin pa ujë

Pesë lagje të Prishtinës, pothuajse gjatë tërë ditës së sotme do të mbesin pa ujë të pijes. Kjo pasi që Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të zhvillohen punime
sqmken
ShkoLartë