Çfarë ha që je në superformë? Elvana Gjata i përgjigjet Edi Ramës

June 24, 2023
1 minut lexim

E ftuara e kësaj jave në podcastin “Flasim” të kryeministrit Rama ishte Elvana Gjata, artistja shqiptare e cila  dy ditë më parë “i vuri flakën” stadiumit “Air Albania”, ku mbajti koncertin e saj të parë recital.

Artistja e cila ka arritur suksesin në çdo dimension dhe bëri bashkë mijëra shqiptarë në skenën gjigante, tregon se fillimi për të nuk ka qenë aspak i lehtë. Kur ajo zbuloi talentin e saj për muzikën, duket se prindërit nuk i kishte në anën e saj.

Kryeministri Rama e pyeti me kuriozitet se çfarë konsumon Elvana Gjata, e njohur gjithmonë për linjat e saj perfekte.

Pjesë nga intervista:

Edi Rama: Me idenë që do përgjigjesh se s’ke ku shkon. Çfarë ha ti që je në superformë dhe që merresh me sport, merresh me joga, merresh me pilates. Këto i dinë këta që të ndjekin, por a ka ndonjë metodë të re që ta ndash me të gjithë ata që vuajnë  dhe që të jenë në të njëjtën formë si ti?

Elvana Gjata: Të të them barbunjat e babit tim, s’e them dot.

Edi Rama: Po thuaje..

Elvana Gjata: S’e di sa mund ta praktikojnë të gjithë në shtëpi. Se ky është sekreti im. Të ushqyerit nga babi. Babi më ndihmon dhe babi gatuan për mua. Ne jemi 90% veganë kështu që ..

Edi Rama: Po 10 % çfarë është?

Elvana Gjata: Konsiston në pak peshk.

Artistja tregoi se ushtrohet për 1 orë e gjysme në 5 ditë të javës dhe është tepër aktive në sport.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tundohet nga një ofertë

Story i radhës

“Boss”, 29-vjeçari shqiptar kapet me 72 kg kokainë

Të fundit nga

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë