Çfarë funksioni do të ketë Ziadin Sela në ASH?

min lexim

Pasi i zgjodh si kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se gati 50 për qind e kryesisë në parti do të jenë njerëz të ri. Taravari tha se partia pritet të ketë 5 nënkryetar.

Marketing

“Gati se 50 për qind të kryesisë do të jenë njerëz të ri, tash do të kemi edhe kabinetin e kryetarit, gjithashtu do të jetë një organ këshilldhënës i kryetarit të partisë, në kryesi planifikoj tash për tash të shkoj me 5 nënkryetar, një sekretar gjeneral dhe një sekretar organizativ dhe për numrin e anëtarëve të Kryesisë Qendrore ende nuk e kemi debatuar, këtë debat mendoj se do ta hapim në Kuvendin Qendror ku do të vendosim së bashku”, theksoi Taravari.

I pari i ASh-së tha se e kanë adaptuar statusin e partisë për funksionalitet më të mirë, ndërsa njoftoi se ish kryetari i partisë, Ziadin Sela do të mbetet në ekzekutiv të partisë si kryetar i Kuvendit Qendror.

“Nuk kemi pasur kryetar të Kuvendit Qendror deri tash, tash e kemi vendosur, ideja është që…e kemi biseduar me kryetarin e partisë, me Ziadinin, që besoj që…unë dua ta propozoj në Kuvendin Qendror, besoj që Ziadini do të jetë kryetari i ardhshëm i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët”, tha Taravari.

Story i mëparshëm

Newcastle pas Lukakut, belgu ka një kusht

Story i radhës

Çfarë funksioni do të ketë Ziadin Sela në ASH

Të fundit nga