Çfarë është fundjava e ndarjes dhe a vlen për ju?

December 16, 2022
min lexim

Një trend i ri që ka shkaktuar jo pak debate në TikTok është fundjava e ndarjes. Disa prej përdoruesëve janë shprehur të shokuar nga ky fenomen në rritje, ndërsa të tjerë e kanë parë si diçka normale që e bëjnë njerëzit e pjekur mjaftueshëm.

Si fillim, ç’është një fundjavë ndarjeje?

Në dukje është thjesht një arratisje e një çifti të dashuruar me ndryshimin e vetëm që mund të jetë fundjava e fundit që kalojnë bashkë. Thënë ndryshe: çiftet që ndahen miqësisht me njëri-tjetrin (jeta e tyre merr drejtime të ndryshme apo kuptojnë që duan gjëra të ndryshme nga jeta) vendosin të kalojnë me njëri-tjetrin një fundjavë të fundit bashkë. Pse?

Për të festuar kohën që kanë kaluar bashkë, për të bërë gjërat që i pëlqeni shumë të dy si çift apo dhe për t’i uruar njëri-tjetrit jetë të mbarë në vazhdim. Të dyja palët e dinë që lidhja ka përfunduar ndonëse kanë ende dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin. Fundjava e ndarjes është thjesht një mënyrë e re për t’u ndarë paqësisht dhe me kujtime të ëmbla nga njëri-tjetri. Thenë ndryshe, një mënyrë për të festuar ndarjen. 

Avantazhet dhe disavantazhet e fundjavës së ndarjes

Një fundjavë ndarjeje mund t’ju ndihmojë që shkëputja juaj të jetë më e thjeshtë sepse si ti dhe partneri po e ndihmoni vetë njëri-tjetrin të procesoni më qetë. E kundërta do të ndodhte nëse secili prej jush pretendoni se jeni ok dhe vuani në vetmi me shumë mendime apo ngarkesa të fshehura brenda. Gjatë kësaj fundjave gjërat mund të mbyllen me shumë maturi, sinqeritet dhe mbi të gjitha-jeni të drejtpërdrejtë.

Nga ana tjetër, nëse gjatë këtyre ditëve ju nuk jeni të qartë dhe keni pritshmëri të tjera, mund të rezultojë në ndryshim të plotë programi. Ndoshta ju vazhdoni të ushqeheni me shpresa të paqëna apo partneri juaj keqkupton qëllimin e vetëm të fundjavës. Prandaj është shumë e rëndësishme që komunikimi mes jush të jetë i ndershëm për të shmangur çdo konfuzion, apo zhgënjim.

A është i shëndetshëm një fundjavë ndarjeje?

Varet. Nga nevojat e tua, të partnerit tuaj apo nga aftësia jote për t’i lënë gjërat dhe historitë të shkojnë apo për të ecur para. Nuk është ide e mirë të shkoni në fundjavë për t’u ndarë me dikë që ziheshit çdo ditë, që të ka lënduar apo s’është sjellë siç e ke merituar. Në të tilla raste nuk vlen pasi gjërat përkeqësohen. Një fundjavë ndarjeje është ok për ata që janë të qartë me veten dhe partnerin, por mbi të gjitha të sigurtë që nuk do të lëndohen më shumë nga këto ditë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Edhe pse e paralajmëruar deri në fund të vitit, kontrata kolektive nuk është nënshkruar – Kush e ka fajin?

Story i radhës

Alarmohet Polonia, Bjellorusia dërgon tanket në kufi

Të fundit nga

ShkoLartë