Asfiksia erotike është termi i njohur për lojën seksuale të frymëmarrjes. Ky lloj i aktivitetit seksual përfshin ndërprerjen e qëllimshme frymëmarrjes për ju ose partnerin. Njerëzit të cilët zgjedhin të bëjnë këtë gjë thonë se mund të rrisë eksitimin dhe t’i bëjë orgazmat më intensive.
Është e sigurt?
Shumë aktivitete seksuale kanë disa rreziqe. “Asfiksia erotike është me të vërtetë shumë e rrezikshme dhe mund të çojë në dëmtime serioze, duke përfshirë arrestin kardiak, dëmtimin e trurit nga mungesa e oksigjenit dhe vdekjen”, thotë Janet Brito e cila është e specializuar në terapinë seksuale. “Shumë ekspertë këshillojnë të mos e bëni.” Pra, nuk është pa rrezik. Madje mund të jetë vdekjeprurëse nëse nuk merrni masat e duhura paraprake.
Pse njerëzit e shijojnë?
Arsye fiziologjike: Gjatë lojës me frymëmarrjen, ju ose partneri kufizoni oksigjenin në tru. Ky është hapi i parë i procesit. Kur nivelet e oksigjenit janë të ulëta, mund të ndjeheni si të trullosur ose të keni marramendje. Por kur frymëmarrja lirohet, oksigjeni dhe gjaku fillojnë të qarkullojnë lirshëm sërish, mund të ndjeni një kënaqësi të shtuar. Kjo sepse çlirohet dopaminë, serotoninë dhe endorfinë.
Arsye psikologjike: Ky aktivitet mund të bëjë që të dy partnerët të jenë “të nënshtruar” ose dominantë. Kjo dinamikë siguron për ta më shumë eksitim.
Arsye fizike: Për shkak të bllokimit të frymëmarrjes, trupi mund të ngatërrojë shtimin e endorfinës dhe hormoneve si diçka pozitive, të këndshme. Në realitet, hormonet shkaktohen nga reagimi mbrojtës i trupit. Por në bashkimin e emocioneve dhe kënaqësisë, këto ndjesi mund të duken më shumë si “dhimbja është kënaqësi” sesa sinjale paralajmëruese nga truri dhe trupi juaj.
A priten disa efekte anësore?
Nëse veproni me kujdes, nuk parashikohen, por nuk përjashtohen. Disa efekte të mundshme janë: kollitje, çorientim, dobësi të muskujve, mpirje, përgjumje, humbje e koordinimit. Efektet më të rrezikshme: dëmtim i trurit, laring i dëmtuar, atak në zemër.
Loja e përgjegjshme e frymëmarrjes ka nevojë për tri gjëra
Edukim: Merrni kohë për të mësuar në lidhje me anatominë e qafës, kokës dhe gjoksit. Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë kufijtë e presionit dhe forcës. Kjo do t’ju ndihmojnë gjithashtu të shmangni lëndimet.
Komunikim: Para se të veproni, është më mirë komunikoni për interesat e të dyve në detaje – specifikisht cilat lloje kufijsh janë të nevojshëm.
Aprovim: Ju dhe partneri duhet të diskutoni kufijtë para se të jeni në momentet e nxehta dhe pëlqimi duhet të jepet në secilën fazë të lojës suaj seksuale. Mos jepni aprovime në rast se jeni në efektin e alkoolit ose drogës.